Transmetuar më 23-05-2017, 12:56

Mjekët në një spital në Afrikën e Jugut kanë kryer transplantin e dytë të suksesshëm të penisit. Ekipi nga Universiteti ‘Stellenbosch’ dhe Spitali Akademik Tygerberg kryen operacionin i cili zgjati nëntë orë më 21 prill të këtij viti. Operacioni u realizua në spitalin Tygerberg në Cape Town, në Afrikën e Jugut, duke shënuar kështu operacionin e dytë të suksesshëm të transplantimit të penisit.

Pacientët e përshkruajnë transplantin e penisit si “marrjen e një jete të re”.

“Për këta burra penisi përcakton burrërinë dhe humbja e këtij organi shkakton shqetësim të madh emocional dhe psikologjik”, tha në një njoftim për shtyp, Dr. Amir Zarrabi nga Fakulteti i Mjekësisë dhe Shërbimeve Shëndetësore në Afrikën e Jugut.

Ndërkohë, kujtojmë se transplantimi i parë i suksesshëm i penisit ndodhi në dhjetor të vitit 2014, kur një djalë 21 vjeç vendosi një penis tjetër, pas humbjes së penisit të tij gjatë teksa po bëhej synet. /g.v/noa.al