Transmetuar më 23-05-2017, 11:48

Presidenti Donald Trump prej disa ditësh është në udhëtimin e tij për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme, por duket se nuk ka aspak paqe në shtëpinë e tij.

Gjatë vizitës në Tel Aviv ditën e djeshme Presidenti amerikan ka zgjatur dorën e tij për të mbajtur atë të bashkëshortes Melania, por nuk e priste reagimin e saj.

Ajo ishte gjysëm hapi prapa bashkëshortit dhe në atë moment e ka goditur me shuplake dorën e Trump duke e refuzuar.

Menjëherë kreu i shtetit amerikan e përdori me shumë kujdes dorën e refuzuar për të rregulluar kravatën e tij, por ky reagim nuk i shpëtoi kamerave dhe video sigurisht që u bë virale. /b.l/noa.al/