Transmetuar më 23-05-2017, 11:35

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme gjatë një takimi elektoral në Manzë duke mbrojtur marrëveshjen me kreun e PD-së Lulzim Basha. Ai tha se me marrëveshjen, Shqipëria sot është më e mirë se ajo e djeshmja.“Këto sabotimet që do t’i bëjmë ne vetingut janë muhabete rakie. Shqipëria sot është më e mirë se sa dje me këtë marrëveshje. Vetingu do ta pastrojë një herë e mirë drejtësinë”, tha Rama.

Më tej Rama e ka vënë theksin tek reforma në drejtësi, duke deklaruar se më në fund u arrit qëllimi për votimin e vettingut, një arritje të cilën ai e cilësoi si historike për vendin. Ai tha se arsyeja pse vettingu ishte vonuar kaq shumë ishte për shkak të mungesës së opozitës në parlament.

"Këtu, mos humbni rastin për të ardhur dhe për të parë se do ndiheni të frymëzuar dhe krenarë që në një copëz të vogël Shqipërie, do gjeni cdo gjë që gjendet në agro-turizëm dhe jashtë vendit. Jemi pranë një momenti historik, zhbllokimit të vettingut, që aq shumë e dëshëm dhe luftuan.

E vërteta është që vettingu nuk fillonte se PD kishte ikur nga parlamenti dhe natyrisht rifillimi i jetës parlamentare vinte vetëm nëse PD do vinte në paerlament e do bënte atë që bëri se kishte penguar fillimin e punës së komisioneve të vettingut. Kur pallati i drejtësisë të kapë gjykatësit e korruptuar atëherë do vijë drejtësia, do marrin ndëshkimin e merituar. Kjo është reforma në drejtësi", u shpreh Rama.

Ai ka thumbuar edhe Ben Blushin, duke thënë se ai nuk ka lidhje as me katundarët dhe as me punëtorët, duke ironizouar kështu ish-socialistin për vargjet e Nolit që citoi në Kuvend dje.

Rama tha se Blushi hyn te ata që e shohin Shqipërinë si kek, si byrek, si kadaif si tepsi dhe që duan pjesën e tyre. “Ata të kadaifit janë më të rrezikshëm”, tha Rama me humor. /b.l/noa.al/