Transmetuar më 23-05-2017, 09:45

Një adoleshent ka humbur jetën tragjikisht, teksa ka qenë duke u larë në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme, ku rreth orës 16:45, tek “Gjiri i Lalzit”, është mbytur aksidentalisht në det I. T., 17 vjeç, banues në Maminas.

Nga këqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune, ndërkohë që dyshohet se i riu është rrëmbyer nga dallga teksa ishte futur për t’u larë.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materialet i’u referuan Prokurorisë së Durrësit. /a.y/noa.al