Transmetuar më 23-05-2017, 08:28

Puna në grup është gjithnjë efektive, e tillë ishte edhe për këta dy djem të vegjël. Bëhet fjalë për dy vëllezër nga Karolina e Veriut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët duhet të gjenin një zgjidhje se si të hapnin derën e frigoriferit.

E ëma e tyre ua kishte bllokuar derën, por ata duhet t’a gjenin një zgjidhje për të marrë ushqimin e tyre të preferuar në frigorifer. Kështu ata vendosën të bënin një plan së bashku, i cili u filmua nga e ëma e tyre, Ashley Warner.

Dawson, 5 vjeç dhe Royce, 2 vjeç, bën të pamundurën me mundësitë që kishin për të zhbllokuar derën. Në pamje duket se si djali i madh Dawson organizon “operacionin” duke e udhëzuar Royce të ulet duke vendosur duart dhe gjunjët në dysheme, që 5-vjeçari të ngjitej sipër tij dhe të zhbllokonte derën e frigoriferit.

Warner tha se djemtë nuk ishin në dijeni se ajo i filmonte ata nga afër. Për më tepër shihni videon që noa.al e sjell më poshtë. /g.v/noa.al