Transmetuar më 23-05-2017, 08:20

Një person i shpallur në kërkim për mashtrim, është vënë në prangat e policisë së kryeqytetit.

Fatmir Rexho, 64 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, u arrestua gjatë ditës së djeshme.

Ndaj tij Prokuroria e Tiranës, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 10 qershor 2011, të Gjykatës së Rrethi Gjyqësor Tiranë, e cila e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”. /a.y/noa.al