Transmetuar më 22-05-2017, 22:33

Gjatë seancës së jashtëzakonshme parlamentare të mbrëmjes së sotme, kryeministri Edi Rama ka replikuar me deputetin dhe njëkohësisht kreun e LIBRA-s, Ben Blushi, ku ky i fundit e ka cilësuar qeverine me ministrat teknikë bashkëqeverisje të Rilindjes me çadrën.

“E vetmja gjë që i shqetësonte tek marrëveshja ishte se nuk kishin vend në tepsi. Dhe Ben Blushi ka një lidhje të fortë me tepsinë. Është rithënë jo ndryshim në qeveri për të ndarë tepsinë. Ministrat që janë votuar nuk kanë ardhur për të përfaqësuar Partinë Demokratike por për të garantuar PD-në si ministra teknikë në mbrojtje të zgjedhjeve”, ka deklaruar Rama gjatë fjalës së tij.