Transmetuar më 22-05-2017, 22:04

Ekzekutohet me dy plumba në kokë numri 1 i mafias siçiliane Cosa Nostra në Itali.

Giuseppe Dainotti, 67 vjeç besohet se është ekzekutuar nga rivalët brenda grupit rreth aferave të drogës, shkruajnë mediat vendase.

Giuseppe Dainotti ishte duke hipur në biçikletë gjatë momentit që u qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Dainotti ka qenë më parë për një kohë të gjatë në burg për vrasje, trafik droge dhe vjedhje, por u lirua në vitin 2014.

Vrasja e tij vjen disa dita para se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump dhe kryeministrja britanike Theresa May, të mbërrijnë në Siçili për samitin e G7./a.k/noa.al/