Transmetuar më 22-05-2017, 20:47

Këngëtarja Linda Halimi, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion, ka zbuluar arsyen e eliminimit të saj nga evenimenti muzikor.

Edhe pse ajo bëri një paraqitje të mirë, Linda ka treguar se ka qenë e sëmurë me ilaçe gjatë kohës që këndonte.

“Kur gjërat nuk po shkonin siç duhej, po mendoja të haja mikrofonin”, shkruan Linda në një postim në Instagram.

Linda Halimi nuk arriti që të përzgjidhej ndër dhjetë shtetet fituese për të shkuar në natën finale, pavarësisht performancës së saj të mirë.

Ajo u prezantua në skenën e Kievit me këngën “World”./a.k/noa.al/