Transmetuar më 22-05-2017, 20:20

Seanca e jashtëzakonshme plenare, në të cilën u votuan ndryshimet e reja në qeveri, ishte e qetë, madje nuk munguan edhe batutat e kryeparlamentarit Meta kundrejt Sali Berishës.  

Replikat në seancë:

Meta: Mendoj që nuk ka ndonjë arsye që as ta bëjmë pikë të parë dhe as pikë të fundit ligjin e vetting-ut.

Bylykbashi: Kjo është një çështje e dakordësuar që kjo të jetë çështja e fundit për t’u votuar nga seanca. Pasi të jenë ezauruar të gjitha çështjet e tjera, çështja e fundit që të votohet.

Meta: Me kë është dakordësuar?

Bylykbashi: Nuk besoj se ka ndonjë problem në aspektin procedural që ajo të jetë e fundit.

Ruçi: Unë e kuptoj që kjo ka qenë pjesë e negociatave politike ku nuk kemi qenë as unë as z.Bylykbashi. Mendoj se vetë ngritja e problemi është një frymë mosbesimi. Në qoftë se do bëni këtë do të bëjmë këtë. Fryma e besimit është nga e para tek e fundit. Që pa e filluar shprehim mos besim tek rendi i ditës.

Meta: Z.Berisha dha dakordësinë e tij. Të vazhdojnë tani. Unë me atë e kam. Këta të tjerët e kanë me njëri-tjetrin. Kur të iki unë bëni çfarë të doni ju të tjerët.