Transmetuar më 22-05-2017, 19:42

Parlamenti votoi sot në seancën e jashtëzakonshme plenare, pro shkarkimit të zëvendëskryeministrit dhe gjashtë ministrat e tjerë, si dhe zëvendësimin e tyre me drejtues teknikë të propozuar nga PD, sipas marrëveshjes Rama Basha.

Seanca nisi me një kërkesë të deputetit demokrat, Oerd Bylykbashi, i cili propozoi që vetting-u të votohet në fund të seancës. Kërkesa u kundërshtua nga socialisti Gramoz Ruçi. Meta vendosi që të procedohet në fillim me ndryshimet në qeveri.

Kështu, 126 deputetët e pranishëm në sallë votuan me elektronikë, zëvendësimet në disa dikastere.

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi u shkarkua me 106 vota pro, ndërsa në vend të tij do të jetë Ledina Mandia.

Pas shkarkimit të Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm, postin e tij e merr Dritan Demiraj, i cili u votua nga 107 deputetë.

Marrëveshja parashikonte edhe propozimin e opozitës për ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Olta Xhaçka u shkarkua, ndërsa në vend të saj vjen Xhulieta Kërtusha.

Arben Ahmetaj la postin e ministrit të Financave, rol të cilin nga sot do ta kryejë Helga Vukaj.

Po ashtu, në bazë të marrëveshjes PS-PS, Lindita Nikolla largohet nga ministria e Arsimit, për t’u zëvendësuar nga Mirela Karabina.

Ndërsa në krye të Drejtësisë do të jetë Gazmend Bardhi, pas shkarkimit të Petrit Vasilit. 

Në këtë pjesë të parë të seancës, Parlamenti votoi edhe për shtyrjen e mandatit të komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore. /k.k/noa.al/