Transmetuar më 22-05-2017, 19:16

Një toreador shkelet me këmbë nga një dem i madh gjatë një turneu. Rohan Markham, 24 vjeç, po konkurronte në aktivitetin profesionist të Bull Riders në Rockhampton, Queensland, të shtunën kur u hodh përtokë nga një dem i quajtur Moonshine.

Videoja tregon se toreadori hidhet përtokë për 10 sekonda. Gjatë shkelmimit, kafsha e madhe i ka shqyer mëlçinë si dhe i ka dëmtuar pankreasin.

Pasi u shkel, Markham arriti të ngrihet dhe të ecë pak metra para se të binte në tokë, raportoi Sunshine Coast Daily.

Ai ka përfunduar në spital në gjendje të rënduar shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetën.