Transmetuar më 22-05-2017, 18:44

Është bërë e zakonshme mes personazheve të njohur të ekranit që paralel me profesionin e tyre të kenë edhe një biznes si burim kryesor të ardhurash. Edhe Fjolla Morina, këngëtarja e njohur nga Prishtina, ka vendosur të bëjë të njëjtën gjë…. pas 5-vjetësh.

Deklarata e saj se edhe 5 vjet do të merret me muzikë dhe pastaj nuk do të këndojë më, është konfirmuar edhe këtë pasdite nga programi “Rudina” në Tv Klan, ku Fjolla është rikthyer për të prezantuar këngën e saj të re “Vet ke met”.

E pyetur për deklaratën e saj për t’u shkëputur nga muzika, Fjolla konfirmoi duke treguar se, pas 5-vjetësh nuk ka ndër mend të merret më me muzikë, sepse do t’i përkushtohet biznesit: “Mendoj të merrem me biznes. Diçka me fustane, mbrëmjesh kryesisht, por edhe përditshmërie, por ende nuk është konkrete”, thotë ajo.

Edhe pse biznesi i fustaneve është bërë deri diku i zakonshëm për personazhet e njohur, Fjolla thotë se mundësitë secili i zgjedh vetë: “Secili e bën vet zgjedhjen, ndoshta bëhet edhe diçka tjetër, por këtë po mendoj tani…”