Transmetuar më 22-05-2017, 17:26

Gjykata e Sarandës ka dënuar me 35 vite burg 27-vjeçarin Arqile Koçi për vrasjen e rojës së karburantit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 8 nëntor 2016, kur 27-vjeçari grabiti 600 mijë lekë të vjetra dhe qëlloi për vdekje rojen Artan Hoxha.

Para dhënies së vendimit, Arqile Koçi tha përpara trupit gjykues se ishte i dehur kur vrau rojen. “Nuk doja të vrisja, isha nën efektin e pijes. Jam penduar shumë për atë që kam bërë. Nuk e kuptoj edhe sot se si u shkrep arma”, ka thënë 27-vjeçari. 

Ngjarja

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:55 të së dielës, 8 nëntor 2016 kur një person që drejtonte një motor të kuq dhe me skafandër në kokë ka hyrë në lokalin e karburantit ku punonte Artan Hoxha, 44 vjeç, banues në fshatin Gjashtë. Në ato momente në lokal ndodheshin dy punonjësit e lokalit dhe punonjësi i karburantit, Artan Hoxha, i cili qëndronte i vetëm, disi i përgjumur. Nën kërcënimin e një arme gjahu, çifte, grabitësi ka arritur të marrë rreth 60.000 lekë të reja nga banakieri.

Teksa po largohej, ai ka marrë cigare dhe çëmçakëza në ekspozitor, por i kanë rënë në tokë disa nga paratë që mbante në dorë. Pasi ka marrë nga toka paratë dhe teksa po dilte, nga tavolina ka lëvizur 44 vjeçari Artan Hoxha. Lëvizja e tij ka trembur grabitësin i cili e ka goditur pa paralajmërim drejt e në gjoks dhe është larguar me vrap duke marrë motorin për të dalë në rrugën kryesore me drejtim Sarandën.

Hoxha është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por ka mbërritur i vdekur. Përmes pamjeve filmike dhe bizneseve fqinje është bërë i mundur identifikimi i të dyshuarit, Arqile Koçi, 27 vjeç, banues në Qeparo, i skeduar si përdorues i lëndëve narkotike. Hetimet e shpejta kanë konkluduar edhe në zbulimin e lidhjeve shoqërore të të dyshuarit, konkretisht me emrin Mihal Leka, 33 vjeç.

Policia ka ushtruar menjëherë kontroll në banesën e tij ku ka gjetur armën dhe motorin, por jo Lekën dhe të dyshuarin e vrasjes, Arqile Koçi. Për këtë është organizuar një tjetër operacion, disa dhjetëra metra larg banesës, konkretisht në një hotel për të cilin ishte marrë informacion se fshiheshin dy shokët. Operacioni ka rezultuar i suksesshëm duke çuar në arrestimin e 27 vjeçarit Arqile Koçi dhe 33 vjeçarit Mihal Leka. /b.l/noa.al/

Vrasja në Sarandë, familjarët: Nëse nuk vepron drejtësia, do bëjmë vetëgjyqësiQëlloi mbi rojen në pikën e karburantit në Sarandë, publikohen pamjet e vrasjes |VIDEOVrasja e rojës së karburantit në Sarandë, identifikohet autori i dyshuarSarandë, punonjësi i karburantit vritet me çifte për 60 mijë lekë