Transmetuar më 22-05-2017, 16:16

Një makinë e cila ishte parkuar para një pallati në Vlorë është përfshirë nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “Pavarësia”, ku ka rënë zjarr në mjetin tip “Toyota”.

Lidhur me këtë ngjarje policia po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, apo aksidentale si pasojë e ndonjë defekti në mjet. /b.l/noa.al/