Transmetuar më 22-05-2017, 14:46

Pak orë para votimit në Parlament të ministrave teknikë, Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar në selinë blu në orën 12:00, ku mes të tjerash u diskutua edhe për fushatën elektorale.

Burimet brenda mbledhjes thanë se PD ka propozuar: Oerd Bylykbashi, Fatmir Mediu, Dhurata Çupi, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Jorida Tabaku, Eduart Halili, Flamur Noka, Helidon Bushati, Luçiano Boçi, Albana Vokshi për komisionet e vetingut.

Keta emra pritet te votohen dhe zyrtarizohen sot. Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet pasditen e të hënës, në një seancë të jashtëzakonshme rreth orës 18:00, mbledhje kjo e thirrur nga kryetari ende në detyrë Ilir Meta.

Një ditë më parë, kreu i demokratëve Lulzim Basha u takua për 45 minuta me kryeministrin Edi Rama me të cilin u dakortësua për emrat e ministrave dhe zv.kryeministrit teknik.

Kryeministri i dërgoi emrat për dekretim tek Presidenti Bujar Nishani dhe sot në orën 18:00 pasdite mblidhet Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme. /b.l/noa.al/