Transmetuar më 22-05-2017, 14:40

Tentohet të vidhet një pikë këmbimi valutor në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së lënë pas ende pa zbardhur e hëna.

Në bulevardin “Zogu i Parë”, është tentuar të vidhet duke u hapur me forcë dera e pasme të një “Exchange”, në pronësi të shtetasit H.B.

Gjithçka ka mbetur në tentativë, pasi vjedhja nuk ka mundur të kryhet. Ka qenë i zoti i pikës së këmbimit valutor ai që ka denoncuar gjithçka, pasi mëngjesin e sotëm ka konstatuar hapjen me forcë të derës.

Rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të pakta, ndërkohë që policia vijon ende hetimet. /a.y/noa.al