Transmetuar më 22-05-2017, 13:11

U dashurua me një vajzë shumë më të re se ai, kështu që vendosi të kërkojë një vrasës me pagesë për të vrarë të shoqen,

David Harris, 68 vjeç është një prej producentëve televizivë më të famshëm në Angli tashmë në pension, i cili donte me çdo kusht që bashkëshortja e tij Hazel Allison, 69 vjeçe, me të cilën ishte i martuar prej 30 vitesh, të mos ishte më problem për të. Ai donte që të jetonte i lirë historinë e tij të dashurisë me Ugne Cekaviciute, një vajzë nga Lituania, 40 vjeçe më e re.

Por ai u zbulua nga njëri prej tre vrasësve me pagesë, të cilët burri i kishte paguar për të mbaruar punë, por Duke Dean e denoncoi në polici.

“Më tha se nuk kishte më marrëdhënie seksuale me të shoqen, për këtë arsye ishte bërë i dëshpëruar dhe kishte menduar që ta vriste vetë, para se t’i drejtohej një profesionisti”, tha Dean për ‘The Sun’.

Harris e njohu Duke Dean, në sajë të një miku gjatë gushtit të kaluar, pasi më herët kishte kontaktuar edhe dy vrasëse me pagesë.

Donte të përdorte paratë e së shoqes për të ndërruar jetë dhe për t’iu dedikuar 28- vjeçares lituaneze, një ish- prostitutë me të cilën ishte dashuruar.

I afroi vrasësit rreth 175 mijë sterlina, për të hequr qafe gruan, duke e pyetur edhe cilat ishin mënyrat më të mira për ta hequr qafe, si helmimi apo simulimi i një aksidenti të rremë, shkruan noa.al.

“Nëse nuk do kisha lajmëruar policinë, ajo grua nuk do jetonte më”, thotë Dean. Pas denoncimit që bëri në polici, ish- producenti u dënua të premten e kaluar të qëndrojë në qeli deri në muajin korrik, kur do të jepet dënimi përfundimtar ndaj tij. /a.y/noa.al