Transmetuar më 22-05-2017, 12:23

Kur kanë kaluar disa javë nga festivali i Eurovisionit të mbajtur këtë vit në Kiev të Ukrahinës, këngëtarja që përfaqësoi Shqipërinë Linda Halimi është rikthyer për të folur pas eliminimit të saj në natën e parë gjysmëfinale të këtij festivali.

Në një postim të saj në Facebook Linda ia hedh fajin një faktori që e ka kufizuar për performancën e saj në skenë. Ajo thotë se ishte e sëmurë dhe me ilaçe, duke shtuar me humor se ndoshta do hante mikrofonin një moment gjatë këngës, nga sikleti.

“Nuk e di se çfarë më ndodhi në këtë moment, mendoj se doja të haja mikrofonin (qesh). Isha me ilaçe dhe dhimbje në kraharor 2 orë para se të këndoja dhe mendova për një moment nëse do të këndoja ose jo atë natë sepse isha e sëmurë…siç nuk e di çfarë…por u luta! Iu luta Parajsës që të lirohesha nga çfarëdo gjëje që po më kufizonte, dhe më pas kjo ndodhi.”,- shkruan Linda Halimi në profilin e saj në Facebook. /b.l/noa.al./