Transmetuar më 22-05-2017, 12:09

Gjithmonë, kur diçka nuk shkon mirë me organizmin tuaj, ai ju lajmëron në forma të ndryshme. Në rastin e thonjve të dobësuar dhe të thyeshëm, trupi ju tregon se një mineral i rëndësishëm është në nivele të ulëta. Dhe ai është mangani.

Mangani është një mineral shumë i rëndësishëm në proceset biologjike, aktivizon enzimat që marrin pjesë në metabolizmin e karbohidrateve, aminoacideve dhe kolesterolit. Edhe pse nuk nevojiten sasira të mëdha të tij, sipas një studimi, 37% e amerikanëve, nuk e marrin manganin në baza ditore.

Trupi i njeriut ka 15-20 mg mangan në mëlçi, kocka, veshkë, pankreas, në gjendrat adrenale dhe pituitare. Ky mineral është esencial për koagulimin e gjakut dhe hormonet seksuale.

Manganin mun dta marrim në ushqime si arra, fara, drithërat e plota, oriz kaf, tërshërë, spinaq, çaj të zi, fasule etj.

Tre hapa të thjeshtë për thionjtë e dëmtuar dhe të dobët

1. Zhytja në vaj ulliri

Vaji i ullirit është shumë i shëndetshëm! Pavarësisht se ndihmon në uljen e kolesterolit dhe ripërtëritjen e hidratimit të lëkurës, mund t’ju ndihmojë edhe në forcimin e thonjve. Vaji i ullirit ka aftësinë e depërtimit dhe ripërtëritjes së fortësisë së thonjve. Thjesht, futini gishtat në vajin e ullirit për dhjetë minuta, për çdo ditë, dhe shumë shpejt do ta vini re ndryshimin.

2. Banjë me kripë deti

Kripa e detit përdoret edhe si banjë duke i ndihmuar lëkurës që të duket më e re, më e bukur, por është e mirë edhe për thonjtë tuaj. Thjesht, katër lugë të kripës së detit me dy gota ujë fusni gishtat dhe i mbani për dhjetë minuta. Këtë përsërisni dy herë në javë dhe shumë shpejt do ta vëreni dallimin.

3. Banjë me qumësht

Sigurojuni sasi të mjaftueshme të kalciumit thonjve tuaj, duke i futur në qumësht dhe duke i mbajtur për pesë minuta. Në këtë mënyrë do t’i forconi thonjtë dhe do ta parandaloni pëlcitjen dhe thyerjen e tyre. Nuk do të gaboni nëse qumështit i shtoni edhe të verdhën e një veze. /b.l/noa.al/