Transmetuar më 22-05-2017, 11:51

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje qeverie ku ka bërë ndryshime përsa i përket zv.ministrave.

Këto ndryshime vijnë vetëm pak orë përpara se Kuvendi të miratojë ministrat e rinj teknik të Partisë Demokratike.

Rovena Voda emërohet zv ministre e Brendshme. Lirohet nga detyra Elona Gjebrea e cila ishte zv.ministre e Brendshme.

Ervin Mete lirohet si zv minister i Financave, Irena Beqiraj emërohet zv ministre e Financave.

Beqiraj ka qenë së fundmi këshilltare e Kryeministrit për ekonominë.

Eridian Salianji lirohet nga zv minister i Drejtësise, dhe emërohet aty Etilda Gjonaj.

Zv.ministre e Shëndetesisë emërohet Mira Kapisyzi. /b.l/noa.al/