Transmetuar më 22-05-2017, 11:18

Një emigrant shqiptar ka gjetur vdekjen në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor. Xhevahir Xhoxha me banim në Botticino, gjeti vdekjen pasditen e djeshme në Nuvolera.

Viktima me moshë 37- vjeçare, po kthehej nga puna për në shtëpi, kur për shkaqe ende të paqarta humbi shpërqendrimin në timon, duke përfunduar në korsinë e kundërt të rrugës.

Kjo bëri që të përplaset me një rulotë me të cilën udhëtonte një familje gjermane, të cilët fatmirësisht nuk pësuan lëndime.

Policia italiane po heton ende për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, pasi shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta. /a.y/noa.al