Transmetuar më 22-05-2017, 11:16

Përveçse shumë të bukura, motrat Lori dhe Sara Hoxha njihen për stilin e tyre në të veshur ku çdo vajzë mund të frymëzohet prej tyre.

Ato postojnë vazhdimisht foto në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë komentet edhe nga njëra-tjetra. Në fakt më shumë se komente, ato janë ngacmime që bëhen mes motrash.

E fundit që ka ngacmuar ka qenë Sara e cila në një foto të Lorit, ku fashionistja shfaqej me flokë kaçurrele i ka bërë një koment “ngacmues”. Sara e ka pyetur Lorin se me çfarë i ka bërë flokët kaçurrela me difuzor apo me llak? 

Nuk ka vonuar përgjigjia e Lorit ku i ka thënë se është zgjuar e tillë. Motrat Hoxha vazhdimisht i bëjnë komente të tilla njëra-tjetrës në rrjetet sociale./b.l/noa.al/