Transmetuar më 21-05-2017, 23:09

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi publikon një video ku bashkëshorti i saj, Presidenti Ilir Meta, shfaqet duke kërcyer në një dasëm.

Pa komplekse dhe mjaft i lirshëm, Meta duket se ka aftësi të mira në kërcim.

“Meqë nuk kam bërë dasëm vetë, dhe u ndjeva pak "xheloze" për kërcimin e Ilirit, them t’ia jap shansin të kërcejë edhe me mua, nëse bëjme edhe ne një dasëm tradicionale,”-shlruan Monika Krahas videos të publikuar në llogarinë e saj në Facebook

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

“Thonë që dasmat në ditë me shi jane me bereqet.

Këtij çifti të ri, bashkë me Ilir Metën, i uroj edhe unë të trashëgohet.Afrimit nga Zall Bastari dhe nuses së tij i uroj të jenë përherë të lumtur bashkë.

Por meqë nuk kam bërë dasëm vetë, dhe u ndjeva pak "xheloze" për kërcimin e Ilirit, them t’ia jap shansin të kërcejë edhe me mua, nëse bëjme edhe ne një dasëm tradicionale.”-/a.k/noa.al/