Transmetuar më 21-05-2017, 22:06

Skuadra e Real Madridit shpallet kampione e “La Ligës” për sezonin 2016/17.

Madrilenët mposhtën Malagan në takimin e mbrëmjes së sotme me rezultatin 2-0 me golat e Cristiano Ronaldos dhe Karim Benzema.

Ky është titulli i 33-të në historinë e Real Madridit, ndërsa ky i mbrëmjes së sotme vjen pas 5 vitesh.

Skuadra e Zinedine Zidane e mbylli sezonin me 93 pikë, ku në 38 ndeshje regjistroi 29 fitore, gjashtë barazime dhe tri humbje.

Kujtojmë që Real Madridi është edhe finaliste e Ligës së Kampioneve ku do të përballet me Juventusin./a.k/noa.al/