Transmetuar më 21-05-2017, 21:02

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj publikon një gjobëvënie të një makine luksoze, teksa kjo e fundit ishte parkuar në vijat e këmbësorëve.

Nëpërmjet fotografive, Veliaj ka treguar se ligji është i barabartë për të gjithë dhe jo selektiv.

Postimi i Erjon Veliaj:

“Ta gëzosh super makinën. Ta gëzosh dhe gjobën maksimale, meqë ke parkuar aty ku kalojnë nënat e fëmijët. Bëje prapë nesër dhe e sheh zgupthi Benzin.”-/a.k/noa.al/