Transmetuar më 21-05-2017, 20:08

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike kanë mbajtur një takim, në Pallatin e Kongreseve.

Takimi u mbajt një ditë para votimit të ministrave teknikë.

Në takim kryeministri Edi Rama shoqërohej nga sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha shoqërohej nga deputeti Oerd Bylykbashi.

Pas takimit dy krerët nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për mediat.

Ditën e sotme Partia Demokratike të zyrtarizojë emrin e zv/kryeministrit për qeverinë teknike.

Gjithashtu PD sot pritet të zbulojë emrat për ministrat teknikë.

Ditën e nesërme në orën 18:00, do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në parlament./a.k/noa.al/