Transmetuar më 21-05-2017, 17:05

Skuadra e Juventusit shpallet matematikisht kampione e “Serisë A” italiane kur ka mbetur edhe një javë nga përfundimi i kampionatit.

Kjo është hera e gjashtë radhazi që “Zonja e Vjetër” e merr këtë trofe.

Titulli i Juventusit u sigurua falë fitores së ndeshjes së sotme përballë Crotones me rezultatin 3-0.

Pak ditë më parë Juventus fitoi edhe “Kupën e Italisë” në përballjen kundër Lazios.

Kujtojmë që Juventus do të luajë edhe në finalen e Ligës së Kampioneve përballë Real Madridit.

Takimet e tjera të “Serisë A” në javën e parafundit dhanë këto rezultate:

Milan-Bologna 3-0

Empoli-Atalanta 0-1

Genoa-Torino 2-1

Sassuolo-Cagliari 6-2

Udinese-Sampdoria 1-1

Lazio-Inter sonte në 20:45./a.k/noa.al/