Transmetuar më 21-05-2017, 16:38

Bie në pranga një futbollist shqiptar me nënshteësi italiane, pasi akuzohet për shitje ndeshjesh në San Marino.

Armando Aruçi, 28-vjeç, i cili aktivizohej te Virtus në San Marino, është arrestuar në flagrancë një ditë më parë rreth orës 20:30 nga autoritetet vendase, ndërsa kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen finale mes La Fiorita dhe Tre Penne.

Hetimi për shitjet e ndeshjeve nga shqiptari, kishte nisur muaj më parë, shkruajnë mediat italiane.

Ky është arrestimi i parë në historinë e futbollit të Republikës së San Marinos./a.k/noa.al/