Transmetuar më 21-05-2017, 12:24

Disa studiues në Londër mund të kenë gjetur çelësin për zgjidhjen e misterit të infertilitetit, abortit dhe defekteve të lindjes tek gratë mbi 37 vjeç. Pjelloria femërore bie shpejt pas moshës 37 vjeç, këto gra të cilat kanë arritur në këtë stad të moshës së tyre kanë vetëm një shans, prej pesë për qind për të patur një fëmijë.

Një studim i Institutit të zbulimit ‘Biomedicine Monash’ ose BDI dhe Kolegjit Universitar në Londër, kanë zbuluar një defekt në mënyrën se si veza kontrollon nivelet e proteinave të quajtura ‘securin’ duke çuar në rritjen e rrezikut të aborteve dhe anomalive kromozonale si sindroma e Down në fetus.

Shumica e anomalive kromozonale në vezë shkaktojnë që embrionet të dështojnë të zhvillohen në mitër menjëherë pas implantimit të tyre. Studiuesit zbuluan se te gratë e mëdha në moshë, kromozomet në vezët e tyre fillojnë të shkatërrohen për shkak se nuk ka siguri të mjaftueshme për të kontrolluar procesin.

Rregullimi i proceseve për kontrollin e niveleve të ‘securi’ në dy ndarjet e vezës ose kontrollimi i proteinës që ‘securin’ rregullon i njohur si separatë, janë mënyra për të përmirësuar pjellshmërinë tek gratë mbi 37 vjeç. Veçanërisht për ato gra që në këtë moshë presin që të kenë fëmijën e tyre të parë.

"Tani që kemi një ide të paktën një nga shkaqet e rritjes së rritjes së anomalive kromozonale dhe të gabimeve në gratë e mëdha në moshë, mund të përpiqemi të gjejmë mënyra për të parandaluar këtë ngjarje", tha profesor John Carroll nga  BDI. /b.l/noa.al/