Transmetuar më 21-05-2017, 11:58

Vendosi të ndërmarrë një betejë personale për të denoncuar publikisht abuzimin seksual të cilin pësoi. Tracie Aldridge, është një 21-vjeçare skoceze e cila nuk beson më tek drejtësia. Në qershor të vitit 2015, vajza po flinte në një apartament në Skoci dhe gjatë një feste u përdhunua me një shkop fshese.

Video e ngjarjes u transmetua direkt në Snapchat, nga një mik i abuzuesit të saj. Vajza, zbuloi gjithçka një ditë më vonë. Për abuzimin ndaj vajzës, agresori u dënua me 12 muaj burg, ndërsa shoku i tij, me punë të detyruar në komunitet.

Dy të rinjtë, Jordan Binnie dhe Fraser Anderson, që të dy 22 vjeç, u deklaruan fajtor dhe pranuan se ishin të dehur natën kur ndodhi gjithçka. E reja tha për mediat se ka kaluar një periudhë ferri dhe se të dyshuarit i kanë shkatërruar jetën, duke u detyruar të lërë punën për shkak të stresit të madh.

"Në fillim policia na tha se do të shkonte në Gjykatën e Lartë dhe Binnie do të akuzohej për përdhunim me një objekt. Fraser Anderson mund ta kishte ndalur atë, por në vend të kësaj ai e bëri jehonë në Snapchat. Gjithkush që më njeh në këtë zonë e pa atë.

Unë po heq dorë nga anonimiteti, sepse jam aq e zemëruar me dënimet e lehta. Është absolutisht qesharake. Mendoj se është një shaka. Ata shkatërruan jetën time, e cila nuk më e njëjta qëkur kjo ka ndodhur. Më duhet të heq dorë nga puna për shkak të stresit”, shprehet 21 vjeçarja. /b.l/noa.al/