Transmetuar më 21-05-2017, 08:18

Lodra që rrotullohet në duart e fëmijëve është loja më në modë në SHBA, Britani të Madhe, por edhe në Shqipëri ka filluar të ketë përdorim të gjerë. “Spineri nervoz” është një pajisje e vogël që përshtatet në dorën tuaj.

Loja “Spiner Nervoz” është konsideruar nga ekspertët si një mënyrë për të menaxhuar ankthin që nxënësit e shkollave dhe të rinjtë po përdorin.

Zakonisht është i përbërë nga dy pjesë; pjesa qendrore që rrotullohet nga gishti dhe pjesa tjetër që merr shpejtësinë. Industria ka shpërthyer gjatë muajit të fundit dhe ka krijuar një gamë të gjerë të llojeve të ndryshme të lodrës të cilat mund të gjenden në rrjetet sociale.

Disa spinera janë të bërë nga pjesë e butë silikoni, të tjerë nga alumini, dhe disa janë plastike të ngjyrosura me bojë. Kjo lojë është renditur ndër gjërat më të shitura kohët e fundit./b.l/noa.al/