Transmetuar më 20-05-2017, 23:23

Skuadra e Napolit e ka mposhtur Fiorentinën me rezultatin e thellë 4-1, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme.

Në takimin e luajtur për “Serinë A” italiane, u aktivizua edhe mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj.

Golat për Napolin u shënuan nga Kalidou Koulibaly, Lorenzo Insigne dhe Dries Mertens (2 gola). Golin e nderit për miqtë e shënoi Josip Ilicic.

Pas kësaj fitore, Napoli qendron në vendin e tretë në kuotën e 83 pikëve, një më pak se Roma, e cila do të luajë nesër.