Transmetuar më 20-05-2017, 20:38

Një fushatë kundër duhanpirjes ka nisur në Britani dhe pritet që të marrë formë këtë të dielë. Duket e pakuptueshme, por hapi i parë do të jetë ndryshimi i ngjyrës së paketës së cigareve.

Sipas ligjit të ri, të gjitha cigaret do të shiten në pako të standardizuara me ngjyrë të gjelbër, të cilën studiuesit më herët e përshkruan si “ngjyrën më të keqe në botë”.

Vendimi që pakot të jenë me ngjyrë të gjelbër është ndërmarrë me qëllim që njerëzit të heqin dorë nga pirja e duhanit, shkruan gazeta britanike “Independent”.

Faza e parë e standardizimit të pakos së cigareve ka nisur majin e kaluar, por kompanive u ishte dhënë afat edhe një vit që të shesin rezervat dhe të zbatojnë ligjet e reja. /k.k/noa.al/