Transmetuar më 20-05-2017, 19:43

Skuadra e Kukësit shpallet kampion i kategorisë superiore për sezonin 2016-2016. Në një finale me emocione, grintë dhe kartona, skuadra blu u përball në takimin e parafundit me Skënderbeun e Korçës.

Në ndeshje e luftuar në çdo cep të fushës, por edhe e kontestuar në të njëjtën kohë nga miqtë. Që në minutat e para takimi nisi keq për ‘Ujqërit e dëborës’ teksa mbetën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Micit. Kukësi mori zemër dhe ishte më kërkues, por goli erdhi në minutën e 47 me të përhershmin Pero Peiç.

Skuadra e Skënderbeut tentoi të reagojë por nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. Më pas, disa vendime të kryesorit Enea Jorgji sollën jo pak herë ndërprerje të ndeshjes. Osmani lë korçarët me 9 lojtarë, ndërsa Salihi i grisi kartonin arbitrit.

Në përfundim të takimit, Pejiç dyfishon rezultatin duke u shpallur kampion një javë përpara përfundimit të kampionatit. Skuadra e Ernerst Gjokës, në këtë edicion nuk ka asnjë ndeshje të humbur, ndërsa ky është titulli i parë kampion në historinë e klubit. /k.k/noa.al/