Transmetuar më 20-05-2017, 17:05

Nga Kimete Berisha, publiciste në Kosovë

U njoftova me Edi Ramën në Bienalen e Venedikut.

Nga afër, ai është njeriu më mosmirënjohës, më mendjemadh, më arrogant dhe më bandit që e kam takuar ndonjëherë në jetën time, ndërsa s’ka njeri gati që i thotë vetes dikushi që s’e kam takuar.

Nuk e kuptoj ku u nisë ai njeri me atë mendje.

Ai sillej më ‘madhështor’ se ura Rialdo, thuajse tipi është në mbrojtje të UNESKO-s.

Njëherë mendova mos është ‘i pasigurtë’, pastaj thashë mos është ‘autist’, dikur kqyra mos është ‘psikopat’, pastaj e lash krejt…s’ia vlen të merresh me të.

Unë kam thur vargje aq të mëdha për të (m’u thaft dora), dhe gati jam e vetmja nga Kosova që kam shprehur simpati publike për të, e ai më priti aq keq, thuajse e kam pas me borxh m’u merr me të.

Njeriu mosmirënjohës, është i pari në Listën e zezë të Zotit. Prandaj kur bie, bie me hundë e buzë bashkë.

E dyta: gruaja e tij ish shumë e sjellshme, hallall i qoftë qysh duron e nuk pëlcet pranë gjithë asaj energjie negative.

Ndoshta me mua s’është diçka në rregull, e kam gjakun e thartë, se ndoshta veç mua më priti aq ftoht?, s’di pse, se po ky Edi Rama ua ngjitke lidhaz në qafë Mimozës e grave tjera të Kosovës kur i takonte.

Paradoksi është ky: Një ditë përpara në Tiranë e takova Lulzim Bashën kalimthi dhe anipse kam shkruar zi e terr kundër tij, ai gjeti forcë dhe më përshëndeti i buzëqeshur.

Kështu jemi ne ‘binjakët’, si Lulzimi, jodogmatë dhe të kthyeshëm.

Kush që ju bjen shqiptarëve n’fije nuk ka.

Kur i ikë-të ndjek.

Kur e ndjek-të ikë.

P.S. Kështu që mos prit prej meje kurrë më shkrim pro Edi Ramës, njeriut më mendjemadh dhe më negativ që e kam njoftuar në jetë. Sese, ai nuk është idoli im. Do të kujdesem t’i bindë edhe ata pak veta që ende mendojnë mirë për të, siç kam mendyar unë.

Mua është dashur të më trajtonte si poezi, dhe ka gabuar shumë që s’më ka trajtuar si poezi.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al