Transmetuar më 20-05-2017, 16:40

Gjendet i i pajetë në banesën e tij një i ri në Kosovë.

Mediat kosovare shkruajnë se një 18-vjeçar nga fshati Radostë i Komunës së Rahovecit, është gjetur i varur në shtëpinë e tij mbrëmjen e ditës së djeshme në orën 19:00.

I riu me inciale N.Z., i lindur në vitin 1999, dyshohet se është gjetur në shtëpinë e tij i vetëvarur dhe është dërguar menjëherë ne spitalin rajonal në Gjakovë ku mjekët kanë konstatuar vdekjen.

Nuk dihen motivet e vetëvrasjes ndërsa pritet raporti i mjekësisë ligjore

Sipas burimeve të lajmi.net, dje (e premte) ai kishte pasur mbrëmjen e maturës në të cilën nuk kishte marr pjesë.