Transmetuar më 19-05-2017, 21:20

Ju laheni rregullisht, keni mësuar mënyrën e duhur të larjes së flokëve dhe keni një larës fytyre enkas për llojin tuaj të lëkurës.

Por a e dini që ka një pjesë të trupit, që me siguri nuk po e lani mjaftueshëm? Po flasim për kërthizën zonja dhe zotërinj, dhe kjo duhet të ndryshojë!

Kërthiza injorohet mjerisht nga pjesa më e madhe e personave gjatë dushit, gjë që bën që ajo të jetë një vatër e vogël mikrobesh në trupin e çdokujt, shkruan expres.

Ekspertët e dermatologjisë kanë opinione të ndryshme për sa i përket metodës së larjes së kërthizës, por duket se të gjithë ata bien dakord në një pikë: larja “delikate” e përditshme është një domosdoshmëri. Ndaj, në dushin e radhës, mos e neglizhoni kërthizën tuaj. /b.l/noa.al/