Transmetuar më 19-05-2017, 20:37

Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë italiane, dy prej të cilëve shqiptarë, pasi janë kapur me lëndë narkotike e llojit kokainë. 

Operacioni është zhvilluar në një lagje Reggio Emilias, ndërsa në pranga janë vënë dy vëllezërit shqiptar Viktor Ndoj 38 vjeç dhe Gjin Ndoj 35 vjeç, si dhe shtetasja rumune Aliana Savin 31 vjeç.

Siç shkruan media italiane reggionline.com, në momentin e arrestimit, karabinierët kanë sekuestruar gjysmë kilogram kokainë të ndarë në pako, 17 mijë euro cash si dhe disa telefona.

Policia ka ndërhyrë në momentin kur dy vëllezërit shqiptarë i shitën një sasi kokaine një klienti në Mameli dhe më pas janë takuar në një lokal me shtetasen rumune. /b.l/noa.al/