Transmetuar më 19-05-2017, 19:39

Amy dhe Justin që në momentin që ishin takuar për herë të parë kishin ndjerë diçka të fortë që i lidhte edhe më shumë  se sa pëlqimi.

Momenti kur zbuluan se kishin shkuar në të njëjtin kopsht, rezultoi diçka e papritur për ta. Ata ishin njohur që në fëmijëri dhe prova ishte një fotografi e fëmijërisë së Amyt.

Justin e kishte pëlqyer atë që të vogël dhe nuk e hiqte nga goja emrin e saj, por rrugët e tyre ishin ndarë më pas.

Momenti i cili u shoqërua edhe me lot, pasqyrohet në këtë video kur prindërit e Amyt i tregojnë çiftit foton, kur ata ishin fotografuar në kohën kur kishin qenë në kopsht të ulur pranë njëri-tjetrit.

“Unë jam Ami i tij. Unë jam gruaja më e lumtur në botë", shkroi Amy në profilin e saj të shoqëruar me fotot e dasmës, në të cilën ajo tregonte romancën e tyre.

“Dashuria e tij ka sjellë në zemrën dhe jetën time kaq shumë lumturi, dashuri, qeshje dhe paqe. Unë kurrë nuk kam njohur një paqe si kjo deri sa e takova këtë njeri”, shtoi ajo. /b.l/noa.al/