Transmetuar më 19-05-2017, 15:51

Një i moshuar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga kali, një ditë më parë në Librazhd.

Viktima me iniciale A.Ç., 77-vjeç, banues në fshatin Togëz, ishte duke udhëtuar me kalë, kur është rrëzuar aksidentalisht nga kafsha e punës.

Menjëherë pas aksidentit 77 vjeçari është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka ndërruar jetë rrugës si pasojë e plagëve të marra.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, si ngjarje aksidentale. /b.l/noa.al/