Transmetuar më 19-05-2017, 15:37

Një vajzë e re 27 vjeç nga Tirana është denoncuar e zhdukur në polici nga motra e saj më e vogël.

Ditën e djeshme 23 vjeçarja me inicialet R.Sh., ka thënë se motra e saj 27 vjeç E.Sh., është larguar nga banesa pa lënë gjurmë.

Sipas saj, e motra e humbur vuan edhe nga probleme të shëndetit mendor, ç’ka i shton edhe më shumë shqetësimet e saj.

Nuk dihet ende se ku ndodhet 27 vjeçarja e zhdukur, ndërsa policia po punon për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al