Transmetuar më 19-05-2017, 13:12

Vogëlushi Puck jetoi vetëm 30 minuta. Prindërit e tij Jo Meeke dhe Matt Gurney, u shkatërruan nga vdekja menjëherë pas lindjes e vogëlushit, pavarësisht se shtatzënia kishte ecur më së miri.

Gjithçka ka ndodhur në Southampton, në Britaninë e Madhe.  Jo shkoi në spital më 25 mars për të lindur, por aty nisi drama. Ajo pësoi komplikacione, çka bëri që të lindë me operacion.

Vogëlushi u fut në reanimacion por vdiq gjysmë ore më vonë në Southampton University Hospital, shkruan noa.al.

Çifti i cili pati vetëm gjysmë ore kohë për të qëndruar me djalin, thonë se “ato momente bashkë do i mbajmë në zemër gjatë gjithë jetës”. Kjo nuk është gjithçka.

Prindërit e Puck vendosën që t’i dedikojnë djalit një park në natyrë, për të ruajtur kujtimin e tij dhe për të lejuar fëmijët e tjerë që të luajnë në ajër të pastër.

Ata nisën një fushatë për mbledhje fondesh, ku arritën të sigurojnë 75 mijë euro, ndërkohë që synojnë të blejnë një hapësirë e cila të kthehet në park natyror dedikuar familjeve dhe fëmijëve të tyre. /a.y/noa.al