Transmetuar më 19-05-2017, 12:11

Kuvendi do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme ditën e hënë, ku priten të votohen ngritja e koisioneve të vetting-ut, dhe ndryshinmet e reja në qeveri, pas marrëveshjes Rama-Basha.

Votimi i komisioneve të vetting-ut ishte pjesë e marrëveshjes, ashtu sikundër edhe 6 ministrat teknikë dhe zëvendëskryeministër, të cilët do të propozohen nga opozita.

Qeveria teknike, sipas marrëveshjes së arritur, konsiston në zëvendësimin e gjashtë ministrave, dhe zëvendëskryeministrit. Ja ministritë dhe drejtoritë që preken.

-Zv/kryeministër, teknik

-Ministri i Brendshëm, teknik

-Ministri i Arsimit, teknik

-Ministri i Shëndetësisë, teknik

-Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik

-Ministri i Financave, teknik

-Ministri i Drejtësisë, teknik

-Drejtori i OSHEE

-Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit

-Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave

-Drejtori i pergjithshem i Burgjeve

-Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural.