Transmetuar më 19-05-2017, 10:14

Policia italiane ka sekuestruar një tjetër sasi rekord droge prej 2.2 ton marijuanë, e cila vinte nga Shqipëria. Sipas mediave të vendit fqinj, operacioni u zhvillua në datën 17 maj të këtij viti, në bregdetin e komunës së Garganos në në rajonin e Puglias, në plazhin Vico del Gargano.

Gomonia ishte ngarkuar me thasë të mëdhenj plastikë, e braktisur në disa shkëmbinj pak metër larg bregut të detit. Në bordin e saj janë gjetur 57 pako me marijuanë me peshë totale rreth 2.2 tonë.

Gomonia është e gjatë 8 metra dhe e pajisur me dy motorrë të fuqishëm prej 200 kauj fuqi jashtë bordit. Mësohet se droga kap vlerën e tregut prej 20 milionë euro. /k.k/noa.al/