Transmetuar më 18-05-2017, 23:26

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, gjatë një lidhjeje direkte në emisionin “Opinion” në mbrëmjen e sotmë, është shprehur se marrëveshja Rama-Basha, më tepër se për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, ka si synim ndarjen e parave publike.

Blushi përshëndeti hyrjen e opozitës në zgjedhje, duke e konsideruar pozitive.

“Dua të them dy fjalë. Opozita të hynte ne zgjedhje dhe jam dakord me çdo kusht përfshirë dhe rënien e kësaj qeverie. Kjo nuk është marrëveshje për cilësinë e zgjedhjeve por është marrëveshje për bashkëqeverisje. Kjo ka zeruar moralin politik të çadrës. Nëse i thua partisë do rrimë në çadër tre muaj për të marrë doganat, hipotekat dhe burgjet e Shqipërisë? Çfarë është kjo? A ka marrëveshje politike. Kjo është nevojë për të ndarë paratë publike. Të më thotë dikush në studio nëse janë kufizuar financimet për zgjedhje? Por jo po i  administron Basha dhe Rama. Kam shumë të drejtë që është një pakt për bashkëqeverisje. Ai pranoi që të humbi zgjedhjet duke pranuar që Edi Rama ti fitojë. Vetëm janë ndarë në tavolinë portofola ministrash. Por në planin afatmesëm do të qerohen këto dy qeveri”, tha Blushi.