Transmetuar më 18-05-2017, 22:35

Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, tha sonte se marrëveshja Rama-Basha nuk është sipas paketës “McAllister” por me ndryshime të mëdha.

Sipas tij “sot është ndërtuar një menu, por jo një Republikë e Re, as kushtetuese apo zgjedhore.”

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Vasili u shpreh se “Edi Rama nuk ka thënë që do ndryshohen 6 ministra, por ka thënë do vete kështu siç jam në 18 qershor.”

“Edi Rama kërkoi takim kokë më kokë me Bashën, dhe ne që ishim në tavolinë ishim dakord me propozimin e ndërkombëtareve", – tha Vasili.

"Kjo situatë – vijoi ai, – nuk ka lidhje me 2008, pasi sot ka ndodhur ose është ndërtuar një menu, por jo një Republikë e Re, as kushtetuese apo zgjedhore… Edi Rama nuk ka thënë që do ndryshojmë 6 ministra, por ka thënë do vete kështu siç jam në 18 qershor. Paketa McAllister është prishur, pasi Edi Rama ka bërë një Big MaC”, – u shpreh z.Vasili. /a.k/noa.al/