Transmetuar më 18-05-2017, 21:16

Gjigandi gjerman i Bundesligës, Bayern Munich, ka prezantuar uniformat e reja për sezonin e ardhshëm, 2017/18.

Fanellat e reja do të jenë me ngjyrat tradicionale të kuqe, por me disa vija të bardha vertikalisht.

Mbetet edhe një javë nga mbyllja e kampionatit gjerman, dhe ndeshjen e fundit Bayern do të përballet me Freiburg, që synon një biletë për kupat e Europës.

Në fotografitë e publikuara mund të shihni uniformat që klubi do luajë për sezonin që vjen./a.k/noa.al/