Transmetuar më 18-05-2017, 19:54

Më thuaj në çfarë ore zgjohesh dhe do të them se kush je. Është ky kuptimi i teorisë tradicionale të mjekësisë kineze, ku sipas të cilës orari në të cilin zgjohemi dhe flemë, thotë shumë për gjendjen tonë psiko- fizike.

Ka disa orare që janë të rrezikshme për t’u mbajtur nën kontroll, raporton ‘Radio 105’.

Kush nuk arrin që të flejë mes orës 21 dhe 22.00 është i prekur nga një stres i madh. Mjekësia kineze këshillon teknika meditimi dhe relaksimi.

Në rastet e atyre që zgjohen shumë vonë në orën 11 dhe 12.00 të paradites, gjumashët, janë duke përjetuar një zhgënjim të madh emotiv.

Ndërkohë kush zgjohet pas orës 15.00 po përjeton inat të madh, një ndjenjë që ndikon negativisht në mëlçi. Mjekësia kineze, këshillon që të pihet shumë ujë dhe të praktikohen teknika meditimi, shkruan noa.al.

Ndërkohë kush zgjohet në mes të natës mes orës 03 dhe 05.00, në këtë rast një “forcë superiore” është në kontakt me ne dhe na nxjerr nga një moment i madh trishtimi.

Këshilla është që në këto raste të lutet, të relaksoheni dhe të bini sërish të flini. Më tej, kush zgjohet shumë shpejtë mes orës 05 dhe 07.00, përjeton një bllokim emocional i cili ndikon në tretje. Relaksimi i muskujve dhe ushqimi i lehtë, mund të ndihmojë në këtë rast. /a.y/noa.al