Transmetuar më 18-05-2017, 15:01

Tiranë, NOA.al- Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë në vendin tone duke bërë që moti të jetë i kthjellët por herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta nëpër territor, më të dukshme në zonat verilindore dhe juglindore.

Parashikohet që dhe pasditja të mbetet me të njëjtat kushte meteorologjike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë prezent në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e mëngjesit duke lënë të pa ndryshueshme temperaturat e orëve të mesditës.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi verilindor dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Europa

Për sa i përket Europës, shira dhe stuhi të forta ere do të ketë në brigjet perëndimore- veriperëndimore duke rrezikuar në disa zona përmbytje. Po ashtu me vranësira dhe shira më të pakët do të paraqitet moti për gadishulli Sknadinav.

Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë i kthjellët. /a.y/noa.al